-10.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 4:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiPothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua

Nga Eduard Zaloshnja

Pas eliminimit të kombëtares sonë nga kampionati europian, dy portale të mirëndjekura shqiptare, BalkanËeb dhe Shqiptarja.com pyetën audiencën e tyre për vlerësimin që kishin rreth performancës së ekipit tonë në këtë turne. Deri në orën 16:30 të datës 25 qershor, pothuaj 4000 lexues i ishin përgjigjur kësaj pyetje dhe pothuaj 80% e tyre kishin dhënë një vlerësim pozitv për performancën e kombëtares tonë në Euro 24. Vetëm 17% kishin vlerësim negativ.

Analistë sportivë, ish-futbollistë, ish-trajnerë, supermodele, etj. etj. kanë dhënë opinione nga më të ndryshmet nëpër ekrane për ekipin tonë kombëtar qysh nga mbarimi i ndeshjes kundër Spanjës, por 4000 lexuesit e thjeshtë të portaleve të mësipërme kanë një zë shumë më të fuqishëm statistikor – ata përfaqsojnë miliona shqiptarë që kanë ndjekur me ethe kombëtaren tonë në Euro 24.

Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit bën mirë të zhvillojë një sondazh rigoroz shkencor, për të mbledhur opinionet e shqiptarëve kudo që janë për kombëtaren tonë, Sepse në fund të fundit, janë 10 milionë shiptarët ata që e mbështesin, presin dhe vlerësojnë se si na ka përfaqsuar kombëtarja jonë në futboll!./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img