25.8 C
Sterling Heights
02/07/2024, 20:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

U konfirmua si trajner i Italisë, Spalletti i bindur: E di ç’të bëj për t’u ringritur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeU konfirmua si trajner i Italisë, Spalletti i bindur: E di ç’të...

Luciano Spalletti u konfirmua në stolin e Italisë deri në Botërorin 2026 nga presidenti i Federatës, Gravina. Trajneri italian, në një konferencë zyrtare për shtyp pas dështimit në Euro 2024 u shpreh se e di mirë çfarë duhet të bëjë për të ringritur Italinë.

“Më jep kënaqësi të madhe të falënderoj tifozët për afërsinë dhe dashurinë që na kanë treguar, të falënderoj lojtarët për disponueshmërinë e tyre. Dhe mbi të gjitha stafin e të gjithë Federatës për cilësinë dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje për çdo problem të vogël që mund të ketë. Ka zhgënjim sepse me rezultatin tim nuk u tregua niveli i tyre i cilësisë, ata janë vërtet bashkëpunëtorët më të mirë.

Pas ndeshjes së djeshme ne u kthyem në zero dhe duhet të fillojmë përsëri nga atje. Mendoj se di çfarë të bëj. Në zgjedhjet e ardhshme do të përpiqem të rinovoj më tej skuadrën sepse drejtuesit e disa gjërave nuk më dhanë përgjigjet që kërkoja. Ne po kërkojmë një te ardhme ku ngjitemi nga poshtë lart, e ardhme më e re, me energji të reja dhe që ka pika të reja të forta”, tha Spalletti./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img