18.3 C
Sterling Heights
06/07/2024, 10:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Arkeologët zbulojnë reliktin e lashtë që besohet lidhet me Moisiun dhe Dhjetë Urdhëresat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteArkeologët zbulojnë reliktin e lashtë që besohet lidhet me Moisiun dhe Dhjetë...

Arkeologët që po kryejnë gërmime në vendin e një kishe kanë zbuluar një faltore mermeri që përmban një relikt që ata besojnë se mund të lidhet me Moisiun teksa merre Dhjetë Urdhëresat.

Faltorja përmbante një kuti fildishi 1500-vjeçare të stolisur me motive të krishtera, sipas një njoftimi për shtyp të Universitetit të Innsbruck-ut.

Objekti u zbulua nga arkeologët e Universitetit të Innsbruk-ut në Austrinë jugore nën një altar brenda një kishe në majën e Burgbichl-it, një kodër e vogël, në komunën e Irschen-it.

Që nga viti 2016, arkeologët nga Universiteti i Innsbruck-ut kanë kryer gërmime në Irschen, e cila është një pjesë e Luginës Carinthian Drava.

“Ne dimë për rreth 40 kuti fildishi të këtij lloji në mbarë botën dhe, me sa di unë, hera e fundit që një prej tyre u gjet gjatë gërmimeve ishte rreth 100 vjet më parë – ato pak kuti që ekzistojnë ose ruhen në thesaret e katedrales ose ekspozohen në muzeume”, tha Gerald Grabherr, kryearkeologu, në njoftim.

Një motiv tregon një burrë që kthen kokën me një dorë që ngrihet nga qielli sipër tij, duke vendosur diçka midis krahëve të personit, e ndjekur nga përshkrimet e figurave biblike.

“Ky është përshkrimi tipik i dorëzimit të ligjeve te Moisiut në malin Sinai, fillimi i besëlidhjes mes Zotit dhe njeriut nga Dhiata e Vjetër,” tha Grabherr.

Motivi i fundit përshkruan një burrë në një karrocë me dy kuaj të lidhur në të. Motivi gjithashtu paraqet të njëjtën dorë që del nga retë, duke e tërhequr këtë figurë lart në parajsë.

“Ne mendojmë se ky është një përshkrim i ngjitjes së Krishtit në qiell, përmbushja e besëlidhjes me Perëndinë.

Paraqitja e skenave nga Dhiata e Vjetër dhe lidhja e tyre me skena nga Dhiata e Re është tipike e antikitetit të vonë dhe kështu përshtatet me kutinë tonë; megjithatë, përshkrimi i Ngjitjes së Krishtit me një të ashtuquajtur biga, një karrocë me dy kuaj, është shumë e veçantë dhe e panjohur”, tha Grabherr, sipas njoftimit për shtyp.

Studiuesit zbuluan dy kisha të krishtera, një cisternë dhe sende personale të ish-banorëve të vendbanimit.

Nga fundi i Perandorisë Romake, kur kohët ishin më të pasigurta, kolonët banonin në majat e kodrave që ishin më të lehta për t’u mbrojtur, duke braktisur luginën, tha Grabherr në njoftim.

Studiuesit po kryejnë hetime të mëtejshme për origjinën e fildishit, përbërësit metalikë dhe pjesët prej druri që u gjetën gjithashtu në kutinë e mermerit.

“Rëndësia arkeologjike dhe artistiko-historike e kutisë nuk mund të mohohet,” tha Grabherr./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img