31.2 C
Sterling Heights
08/07/2024, 23:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vjena finalja e parakohshme, çerekfinalja Spanje-Gjermani premton spektakël në “MHP Arena”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeVjena finalja e parakohshme, çerekfinalja Spanje-Gjermani premton spektakël në “MHP Arena”

Finale e parakohshme apo jo, ka ardhur koha që të luhet.

Spanja dhe Gjermania do të dalin në fushë pasditën e kësaj të premteje, në orën 18:00 në stadiumin e Shtutgartit, “MHP Arena”, për të luajtur sfidën më të shumëpritur deri tani të Kampionatit Evropian, ndoshta, edhe atë që do të jetë më e bukura, ndërsa synohet një vend në gjysmëfinale.

“Furitë e Kuqe” ndoshta janë skuadra më e mirë e këtij turneu deri tani, ndonëse do të kenë testin e parë vërtet të vështirë, sepse ai ndaj Italisë nuk u duk si klasikja e dikurshme.

Trajneri Luis de la Fuente besohet se do të ruajë formacionin me të cilin e nisi ndaj Gjeorgjisë, edhe pse Dani Olmo e do një vend nga minuta e parë. Me lojtarë si Carvajal, Laporte, Rodri, Pedri, Morata, Yamal e Niko Williams, padyshim Spanja është e frikshme.

De la Fuente u ngacmua duke u pyetur nëse Gjermania e respekton ekipin e tij, apo e quan shumë pa përvojë.

“Nuk di të them nëse Gjermania ka respekt për ne apo jo. Shpresoj që ta ketë. Është e njëjta gjë që ne ndjejmë për ta. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët. Ne e dimë potencialin tonë. E dimë edhe se çfarë potenciali ka Gjermania. Mendoj se do të jetë një ndeshje e barabartë, siç është thënë, kjo mund të kishte qenë finalja e Evropianit. Shanset janë të barabarta, mendoj”,- u shpreh tekniku spanjoll.

Po Gjermania?

“Pancerat” do të duhet të japin një tjetër provë se janë kthyer në kohët e lavdishme, me skuadra e trajnerit Julian Nagelsman ka bindur jo më pak se Spanja, ndërsa kaloi prova të forta kundër Zvicrës dhe Danimarkës.

Mbrojtësi i qendrës, Jonathan Tah, kthehet nga pezullimi, ndonëse titullar mund të mbetet edhe Schlotterbeck. Rudiger nuk ka probleme dëmtimi, ndërsa pritet të shihet nëse Nagelsman do të kthejë titullar Wirtz, apo do të mbajë yllin e Bayern, Leroy Sane.

Tekniku gjerman ka parashikim të madh për sfidën çerekfinale.

“Besoj se kjo do të jetë ndeshja më e bukur e Evropianit. Përballë janë dy skuadra të mëdha, edhe pse janë të ndryshme. Ne duam që të vazhdojmë përpara, duam kualifikimin, por sidomos objektivi ynë është titulli. Natyrisht, që nuk do të jetë e lehtë. Sa për yllin e ri të Spanjës, Lamine Yamal, ai është i shkëlqyer, shumë i këndshëm, por edhe pa përvojë. Unë besoj se Xhamali ynë, te Musiala”,- tha një ditë para ndeshjes strategu gjerman.

Dy skuadrat kanë bilanc thuajse të barabartë, me 9 fitore për gjermanët dhe 8 për “Iberikët”, mirëpo vendasit e “Die Manschaft” kanë 36 vjet që nuk fitojnë ndaj “La Roja”, në fazën finale të një Evropiani dhe para Kombit të tyre do të ishte një mundësi perfekte./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img