-13.7 C
Sterling Heights
23/01/2026, 7:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ndeshja e fundit për legjendën Kros

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNdeshja e fundit për legjendën Kros

Dueli ndaj Spanjës ishte i fundit në karrierë për Toni Kros, i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë! Gjermania e tij u eliminua në mënyrë dramatike nga iberikët, gjithsesi mesfushori Kros, do të kujtohet gjithmonë si një kampion i vërtetë për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e blertë.

Edhe pse dëshira ishte e madhe që ta mbyllte me një trofe me ekipin kombëtar, Toni Kros, nuk ia doli, gjithsesi largohet si fitimitar.

Në fund të sfidës, të gjithë lojtarët, edhe ata kundërshtarë, nuk nguruan të përshëndeteshin me mesfushorin gjerman që tashmë duhet të mendojë për pushimet.

Nderime speciale Toni Kros mori edhe nga tifozët e Spanjës pas ndeshjes./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img