-8.3 C
Sterling Heights
23/01/2026, 0:38
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Siguria në plazhe/ Bllokohen 24 jet ski, skafe e gomone nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeSiguria në plazhe/ Bllokohen 24 jet ski, skafe e gomone nga Ksamili...

Nga Ksamili në Velipojë, në kuadër të kontrolleve për sigurinë në plazhe, janë bllokuar në total 24 mjete lundruese. Policia Kufitare njofton se ka bllokuar 15 jet ski, 5 skafe dhe 4 gomone.

Konkretisht, 17 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 4 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë gjobitur me 100 000 lekë.

Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img