-6.9 C
Sterling Heights
22/01/2026, 22:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mblidhet kryesia! PS e ka gati emrin e kandidatit për zgjedhjet në Himarë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMblidhet kryesia! PS e ka gati emrin e kandidatit për zgjedhjet në...

Partia Socialiste e ka gati emrin e kandidatit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 Gusht.

Dy anëtarë nga Kryesia e PS i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kandidatura më e volitshme e menduar nga PS është ajo e prefektit të qarkut Vlorë Vangjel Tavo.
Gjithsesi do të jetë Kryesia Socialiste e mbledhur pak minuta më parë ajo e cila pritet të thotë fjalën e fundit për këtë kandidaturë.

Kryeministri Edi Rama në dy vizitat e fundit në Himarë dhe Dhërmi ka dhënë sinjale të forta mbështetje për zotin Tavo.
Ai u tha banorëve të këtyre zonave se “nëse e duan për punë kanë Vangjel Tavon. Ndërsa nëse duan sherr kanë Vangjel Dulen”./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img