-3 C
Sterling Heights
22/01/2026, 2:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryeministri Rama publikon pamjet nga bregdeti i Jugut: Turistë nga vendet nordike dhe argjentinas, mikpritje dhe ushqim fantastik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeKryeministri Rama publikon pamjet nga bregdeti i Jugut: Turistë nga vendet nordike...

Bregdeti i jugut të Shqipërisë është kthyer në një destinacion të kërkuar për turistët e huaj.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga plazhet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët.

“Me pamjet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama./lexo.al

https://www.facebook.com/share/v/TnERBVSexiChcXmq/?mibextid=0VwfS7

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img