-8 C
Sterling Heights
19/01/2026, 15:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

INSTAT pubikon statistikat e pagave për tremujorin e dytë të 2024, renditja cilët sektorë kryesojnë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeINSTAT pubikon statistikat e pagave për tremujorin e dytë të 2024, renditja...

INSTAT pubikon statistikat e pagave për tremujorin e dytë të
INSTAT ka publikuar statistikat e pagave për tremujorin e dytë të vitit 2024
INSTAT ka publikuar statistikat e pagave për tremujorin e dytë të vitit 2024.

Paga mesatare bruto në vend ka prekur nivelin e 75.114 lekë, duke u rritur me 5,9% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Tregues është influencuar më së shumti nga sektorët si aktivitetet financiare dhe të sigurimit, dhe informacioni dhe komunikacioni, çka flet për një reflektim të ndryshëm të sektorëve të ekonomisë.

“Kuptohet që disa sektorë të ekonomisë të tregut të punës dhe të ekonomisë në përgjithësi kanë reflektuar për sa i përket rritjes së nivelit të pagave për punonjësit e tyre,” shprehet eksperti Erion Muça.

Për Muça, diferencat mes treguesve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë vijnë edhe si rezultat i prezencës së informalitetit.

Vitet e fundit po krijohet edhe një diferencë mes sektorit publik dhe atij privat.

“Në sektorin publik mes disa hapave të njëpasnjëshëm të rritjes së pagave sipas sektorëve tanimë bën që diferencat të duket edhe më qartë. Është një diferencë që i atribuohet nëndeklarimit të pagave apo deklarimit jo të plotë në sektorin privat,” tregon Muça.

Sipas të dhënave paga mesatare bruto në bujqësi dhe peshkim gjendet në nivelin 50.134 lekë, shumë poshtë nivelit mesatar, ndërkohë që profesionet më të kërkuara dhe të paguara në tregun e punës janë menaxherët e kompanive, ligjvënësit dhe nëpunësit e lartë të administratës shtetërore./pamfleti.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img