-0.6 C
Sterling Heights
16/01/2026, 22:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Behar Merën si gjysh e përshkruan e bija!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBehar Merën si gjysh e përshkruan e bija!

Iva Mera, vajza e aktorit të mirënjohur të humorit, Behar Mera ishte në studion e “Living Room” në Vizion Plus ku me moderatoren Brunilda Lahe dhe pjesën tjetër të panelit folën për gjyshërit, një temë ku nuk mungoi emocioni.

Me humorin e trashëguar padyshim nga babai, Iva na tregoi me këtë intervistë se sa i mungon ekranit.

Nënë e dy djemve, Arturi dhe Amari, Iva tregoi se fëmijët e saj janë shumë me fat që po rriten me gjyshërit dhe po marrin vlerën e familjes.

Iva tregoi edhe një situatë komike që zbulon shumë për marrëdhënien e Behar Merës me nipat e tij.

“Më erdhi shumë për të qeshur kur në të gjithë show-n e madh që u pa, Arturi i tha në mëngjes babait kur po e dërgontë në shkollë: O Noc Rroku“, duke iu referuar rolit të Beharit në “Papare Najt”.

“Arturi është më i dhënë pas artit dhe e përjeton shumë mirë faktin që është nipi i Behar Merës”, përfundoi Iva./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img