-8.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 3:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Manastirliu: Shkolla e Mesme “Kolë Idromeno”, kushte të përmirësuara për rreth 400 nxënës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetManastirliu: Shkolla e Mesme “Kolë Idromeno”, kushte të përmirësuara për rreth 400...

Shkolla “Kolë Idromeno” është një ndër shkollat që po rikonstruktohet plotësisht me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës, për të ofruar kushte të përmirësuara mësimore për rreth 400 nxënës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rikonstruksioni i shkollës.

“Shkolla e mesme “Kolë Idromeno” në Shkodër ka nisur rikonstruksionin e plotë, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Shkodrës, që do të transformojë ambientet e kësaj shkolle, duke krijuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit”, tha Manastirliu.

Për gjimnazin, i cili mban emrin e piktorit dhe arkitektit të shquar shqiptar Kolë Idromeno, ka nisur puna për modernizimin e shkollës me një investim prej 133 milionë lekësh, që synon të përmirësojë të gjitha aspektet e infrastrukturës shkollore, duke përfshirë ambientet e brendshme dhe të jashtme, laboratorët dhe terrenet sportive.

Ministria e Arsimit dhe Sportit bashkë me bashkinë e Shkodrës ka planifikuar investime që janë pjesë e një plani më të gjerë që përfshin 6 projekte arsimore në qarkun e Shkodrës, të cilat synojnë të ofrojnë një arsim cilësor dhe të arritshëm për çdo fëmijë në këtë qark.

Në të gjithë vendin përfundojnë këtë vit 100 objekte arsimore, falë programit të rindërtimit të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë, teksa po hapen 40 kantiere të reja, financime të MAS, për transformimin e infrastrukturës arsimore nga veriu në jug./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img