16.5 C
Sterling Heights
17/10/2025, 20:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeParashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por, parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Sipas Meteoalb, mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 15°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimore kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img