19.4 C
Sterling Heights
30/06/2024, 23:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

7 Ushqimet që Nuk Duhet t’i Blini në Markete Gjatë Verës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet7 Ushqimet që Nuk Duhet t’i Blini në Markete Gjatë Verës

Për shëndetin dhe portofolin tuaj, AgroWeb.org ju sugjeron të shmangni blerjen e disa produkteve gjatë verës.

Këto ushqime mund të jenë shumë të kripura, shumë të sheqerosura ose shumë të shtrenjta.

Ato janë:

Supat e konservuara

Është mirë t’i keni në raft gjatë dimrit, por gjatë verës nuk është opsioni më i mirë për konsum.

Ato përmbajnë shumë natrium, pasi veprojnë si një ruajtës dhe përmirësues i shijes, por shumë prej tyre mund t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë.

Ju mund të bëni lehtësisht versione më të shëndetshme të supës në shtëpi duke përdorur çdo perime të stinës.

Frutat e thata

Gjatë verës nëpër markete ka një shumëllojshmëri frutash të freskëta, të cilat janë një opsion më i mirë ndaj frutave të thata. Këto të fundit që shiten të pakteuara përmbajnë shumë sheqer.

Lëngjet e gatshme

Lëngjet e gatshme që shiten zakonisht nëpër markete, përmbajnë shurup misri me fruktozë të lartë dhe konservues të tjerë. Janë gjithashtu më të shtrenjta sesa t’i përgatisësh vetë me përbërës të sigurtë dhe të freskët. Plus, nuk kanë shije aq freskuese!

Barishtet

Barishtet e freskëta si borziloku, rigoni, majdanozi dhe rozmarina i shtojnë shije dhe aromë pjatave tuaja, por këta përbërës mund të jenë të shtrenjtë nëpër markete.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img