-1.9 C
Sterling Heights
06/12/2025, 7:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaKurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

Këto komente Kurti i bëri pas homazheve tek lapidari i masakrës në lagjen “Dardania” në Pejë.

“Këtu në Pejë bëmë homazhe te lapidari duke u përulur e përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjatë, për siguri për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen dhe të nxirren para drejtësisë.

Sipas tij, tha se vetëm në këtë mënyrë do të fillojë rehabilitimi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

“Prokuroria e Kosovës, Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen, të nxirren para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, ku dihet se viktima nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi e mbarë shoqëria jonë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img