-15.2 C
Sterling Heights
20/01/2026, 12:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kodi që Luizi ia dha Kiarës para se të dilte nga shtëpia: Kur të jesh në prime do ma thuash këtë fjalë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizKodi që Luizi ia dha Kiarës para se të dilte nga shtëpia:...

Kiara dhe Luizi janë çifti më i dashur e më i përfolur në mediat rozë duke bërë që të komentohen gjatë për lidhjen e tyre krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Moderatorja u eliminua të shtunën nga ky reality-show duke u larguar përfundimisht nga shtëpia e madhe.

Ndonëse shumë i mërzitur për eleminimin e saj, Luizi bëri planin për vete për ta kuptuar nëse ka mbështetjen e shikuesve.

Në ditët para se eleminimit të Kiarës, Luizi dhe moderatorja kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.

Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nqs thu “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.”-tha ai.

Moderatorja vazhdon ta mbështesë këngëtarin jashtë shtëpisë dhe e sheh finalist të këtij edicioni./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img