Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovës
Kështu ka bërë të ditur Wigemark përmes një postimi në Twitter, ku ka përmendur tensionet në veri të vendit si dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat veriore.
“Një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore”, ka shkruar shefi i EULEX-it.
Ai gjithashtu kanë thënë se diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it.


