-1.7 C
Sterling Heights
06/12/2025, 10:01
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Konjufca: Mbështetja e SHBA-së është qenësore për Kosovën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaKonjufca: Mbështetja e SHBA-së është qenësore për Kosovën

Në vazhdën e takimeve në SHBA, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot një takim të veçantë me kryetarin e Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve (HDP), Vern Buchanan

Në një bashkëbisedim të hapur e miqësor, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizata e mekanizma ndërkombëtarë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryetari i HDP-së, Buchanan, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, vazhdimësinë e miqësisë së përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë.

Ata po ashtu ndanë pikëpamje të njëjta se, sikur deri më tani, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit të kryetarit, Ilir Kërçeli.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img