-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shenja që ju bëjnë të kuptoni që fëmija juaj është i stresuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteShenja që ju bëjnë të kuptoni që fëmija juaj është i stresuar

Ndodh shpesh që fëmijët të përjetojnë stres si të rriturit. Ndaj duhet vënë re me kujdes sjellja e tyre dhe shenjat që ata mund të shfaqin. Këto shenja do ju bëjnë të kuptoni nëse fëmija juaj është i stresuar apo jo.

Hidhini një sy  shenjave që tregojnë se fëmija juaj mund të jetë duke u përballur me stresin.

  1. Makthet. Frika e lidhur me gjumin është një përgjigje e zakonshme ndaj përvojave stresuese ose traumatike.
  2.  Probleme me përqendrimin dhe përfundimin e detyrave të shkollës: Presionet akademike dhe sociale, veçanërisht nevoja për t’u përshtatur, janë shkaqet kryesore të stresit për fëmijët. Ndërsa aktivitetet jashtëshkollore mund të jenë një rrugëdalje e dobishme, planifikimi i tepërt shton ankthin. Ndihmoni fëmijën tuaj të balancojë siç duhet prioritetet e tij.
  3. Rritja e agresionit. Disa fëmijë, kur janë nën stres, reagojnë me agresion fizik (kafshimi, shkelmimi ose goditja) ose agresion verbal .Ata gjithashtu priren të kenë vështirësi në kryerjen e detyrave që kërkojnë durim. Nëse biseda me fëmijën tuaj nuk ju ndihmon provoni libra për të ndihmuar ata, konsultohuni me një ekspert si një mjek ose terapist.
  4. Urinimi në shtrat. Fëmijët që ndihen të pasigurt ose kanë shumë në mendje mund të urinojnë shpesh në shtrat. Sigurojeni fëmijën tuaj se nuk jeni të zemëruar kur ai ka një aksident.
  5. Sjellja hiperaktive. Kur fëmijët nuk mund të përballojnë stresin që ndjejnë, ata çlirojnë energji negative. Të kesh nervozizëm, ikja ose të qenit vazhdimisht i pabindur janë mënyra për të paralajmëruar të rriturit se ka një problem. Ndihmoni fëmijën tuaj të djegë energjinë në një mënyrë pozitive dhe qetësuese: ushtrime të frymëmarrjes së thellë, dëgjim i muzikës qetësuese, shtrirje ose joga.

Foto marë nga VeryWellFamily,JGI / Tom Grill / Getty Images .

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img