-4.1 C
Sterling Heights
29/12/2025, 10:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Izet Mexhiti: “Nga sot do të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetIzet Mexhiti: "Nga sot do të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së"

Izet Mexhiti, në faqen e tij të rrjetit social, ka publikuar qëndrimet e ashtuquajtur “grupi i zjarrit”, të cilët do të funksionojnë si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Z. Mexhiti ka theksuar se “sot, duam qe të informojmë se ne do të vazhdojmë me aktivitetin tonë politik në bazë me anëtarësinë e partisë, me ç`rast duam që tju bëjmë thirrje të gjithëve që të na përkrahin në këtë rrugëtim, që të bashkëbisedojmë rreth dallimeve që i imponon ky ekzekutiv që ka uzurpuar organet vendimmarrëse dhe që janë kompetencë e partisë”.

Deklarata e plotë:

NGA SOT DO TË FUNKCIONOJMË SI FRAKSION BRENDA BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
Të nderuar,


Duam që të potencojmë që mendimi ndryshe për ne paraqet aktin më demokratik të mundshëm.
Pas mbledhjes së sotme që mbajti Bashkimi Demokratik për Integrim, duam që me transparencën më të lartë të informojmë gjithë opinionin e gjërë publik që fatkeqsisht konstatojmë se në BDI ekzistojnë standarde të dyfishta, edhe për sa i përket debatit që zhvillohet, por gjithashtu edhe në aspektin organizativ dhe programor. Prandaj sot u shterrën të gjitha mundësitë që ne të debatojmë në mënyrë të sinqertë për problemet reale të cilat në kontinuitet i kemi përseritur.
Sot, duam qe të informojmë se ne do të vazhdojmë me aktivitetin tonë politik në bazë me anëtarësinë e partisë, me ç`rast duam që tju bëjmë thirrje të gjithëve që të na përkrahin në këtë rrugëtim, që të bashkëbisedojmë rreth dallimeve që i imponon ky ekzekutiv që ka uzurpuar organet vendimmarrëse dhe që janë kompetencë e partisë.
Rrjedhimisht, si rezultat i gjithë kësaj situate të krijuar, ju informojmë që nga sot ne do të funkcionojmë si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet politike.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img