0.8 C
Sterling Heights
06/12/2025, 14:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hagë, Krasniqi së bashku me Ismailin dhe Tahirin do të përcjellin nga afër gjykimin e ish krerëve të UÇK-së

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaHagë, Krasniqi së bashku me Ismailin dhe Tahirin do të përcjellin nga...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me dy bashkëpartiakët e tij, Uran Ismail dhe Abelard Tahiri do të përcjellin nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi ka publikuar një fotografi para Gjykatës Speciale, ku ka mes tjerash ka thënë se besojnë thellësisht që çlirimtarët do të dalin fitimtarë.

“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.
Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, thuhet në postim e Krasniqit.

Reklama

Sot në Hagë do të nis gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img