-1.3 C
Sterling Heights
21/01/2026, 16:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pse e përmendi Luizi Hashim Thaçin në “Big Brother”?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizPse e përmendi Luizi Hashim Thaçin në “Big Brother”?

Big Brother Vip Albania 2 është shndërruar në spektaklin më të ndjekur nga publiku i cili është apasionuar pas jetes që bëjnë banorët brenda asaj shtëpie. Publiku tashmë ka zgjedhur personat që i pëlqejne më shumë për lojën e bukur që bëjnë e njëri nga ta është Luiz Ejlli i cili ka thyer cdo rekord shikueshmërie, duke u bërë strategu më i fortë që ka pasur ndonjëherë në ndonjë Big Brother në Shqipëri.

Banori i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli është zgjedhur kryeministër i qeverisë së krijuar brenda shtëpisë. Ai u betua para banorëve, duke shpallur BBVA “të pavarur dhe demokratike”. Fjalët e tij ishin të njëjta me ato të ish-presidentit Hashim Thaçi, kur e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Luizi tha se ato fjalë iu kujtuan në atë moment, duke treguar për emocionin që ka pasur në vitin2008. “Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpalli Big Brother të pavarur dhe demokratik. Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thash. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë.. Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tha Luizi, teksa Nita i tha sa mirë që e mban mend.

 

Ndryshe, qeveria e Big Brother ka miratuar edhe disa ligje ku banoret duhet qe te pershendesin njeri tjetrin me miremengjes por edhe ti thone naten e mire kur te shtrihen per te fjetur ndersa kane parapare burg nese ata nuk zbatojne detyrat e shtepise sic jane pastrimi./infolinenews

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img