-1.2 C
Sterling Heights
21/01/2026, 21:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Finalja e “Big Brother VIP” do të zhvillohet në stadium? Eduart Grishaj zbulon të vërtetën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizFinalja e “Big Brother VIP” do të zhvillohet në stadium? Eduart Grishaj...

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Merre me Long show” me Gent Hazizin dhe Ermir Topin Në Top Albania Radio ka qenë regjisori i njohur, Eduart Grishaj. Sigurisht që tema kryesore e këtij diskutimi ishte fenomeni i “Big Brother VIP” ku Eduarti ka zbuluar disa detaje të vogla në lidhje me finalen e këtij edicioni të dytë.

Edhe pse në formatin e suksesshëm 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë janë plotësuar, para pak ditësh u bë e ditur se finalja e madhe do të mbahet më 6 maj. Sigurisht që finalja e këtij spektakli është një pikë kyçe diskutimi jo vetëm nga njerëzit që e ndjekin “Big Brother VIP” por edhe nga vetë banorët aty brenda. Pyetje të pafundme ka por gjithësesi suspanca mbetet për ditën e madhe.

Gent Hazizi e pyeti regjisorin nëse do të zhvillohet vallë finalja e madhe e “Big Brother VIP” tek stadiumi Air Albania apo janë thjesht fjalë dhe aludime, ai u përgjigj:

Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës nuk kalojmë direkt tek finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale. Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’ju jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales, do të jetë diçka shumë madhështore por do t’i marrim ndeshjet me rradhë./vip-magazine

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img