-1.2 C
Sterling Heights
21/01/2026, 21:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

FOTO/ Keisi u eliminua nga Big Brother VIP, Sabiani reagon i revoltuar dhe hedh dyshime ndaj produksionit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizFOTO/ Keisi u eliminua nga Big Brother VIP, Sabiani reagon i revoltuar...

Një ditë më parë ishte Keisi Medini banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP.  Ajo ishte në nominim me Bledi Mane, Luiz Ejllin, Jori Dellin, Elvis Pupën dhe Nita Latifin.

Menjëherë pas largimit, ka reaguar edhe babai i saj, këngëtari i njohur Sabiani, i cili thotë se largimi i saj u bën pasi jeta në shtëpinë e BBVIP i ishte kthyer në telenovele.

“E nxorët engjëllin tim, pasi jeta ju bë telenovelë, s’besoj se e ka nxjerrë publiku, gjithsesi i lumtur që mu kthye në shtëpi”, shkruan Sabiani në rrjetet sociale.

Ndërkohë vetë Keisi pas daljes nga shtëpia tha në studio se ajo nuk e kishte menduar se do të qëndronte kaq gjatë.

“Jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim. Dua të falenderoj ndjekësit dhe ju për mundësinë që më dhatë. Sot bëra 67 ditë. Nuk e prisja. Kisha menduar që do qëndroja vetëm 3 javë. I kam menaxhuar mirë situatat dhe i kam vuajtur nga brenda”, u shpreh ajo./vip-magazine

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img