-0.7 C
Sterling Heights
27/12/2025, 11:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Lladrovci: Pa luftëtarin si Komandant Murrizi, liria e Kosovës nuk do të ndodhte

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLladrovci: Pa luftëtarin si Komandant Murrizi, liria e Kosovës nuk do të...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes, Heroin e Kosovës Besim Mala – Murrizi, komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së të njohur si “Tigrat e Zi”.

Lladrovci ka deklaruar se “pa luftëtarin si Komandant Murrizin, liria e Kosovës nuk do të ndodhte as bota demokratike nuk do ta besonte vendosmërinë tonë as do të na përkrahte në luftën tonë çlirimtare”.
Postimi i plotë:

Me nderim, në përvjetorin e kalimit në amshim, kujtoj Heroin Besim Mala – Murrizi, komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së të njohur si “Tigrat e Zi”.

Sot e gjithmonë, do ta kujtoj me nderim Heroin e Kosovës, Komandant Murrizin, ndër bijtë më të çmuar të kombit që me guxim e përkushtim të pashoq, dëshmoi me vepër zjarrin e luftëtarit të lirisë, çlirimtarit të paepur në fushën e luftimeve.

Pa luftëtarin si Komandant Murrizin, liria e Kosovës nuk do të ndodhte as bota demokratike nuk do ta besonte vendosmërinë tonë as do të na përkrahte në luftën tonë çlirimtare.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit të Kosovës, Besim Mala – Murrizi!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.instagram.com/p/CrJTZ7zNWrA/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img