-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 14:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Hodhët vrer mbi emrin tim”, reagon Keisi Medini pas daljes nga BBV

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbiz“Hodhët vrer mbi emrin tim”, reagon Keisi Medini pas daljes nga BBV

Pas daljes së saj nga Big Brother Vip, Keisi Medini është treguar shumë e kujdesshme përsa i përket deklaratave të saj dhe daljeve publike.

Pasi e kemi parë vetëm me një shkrim në story bashkë me të atin,këngëtarin e famshëm Sabianin, Keisin e kemi parë edhe të ftuar në Fan Club , por që pavarsisht kësaj ajo dukej se nuk kishte shprehur mërzitje për komentet e publikut.

Por kësaj rradhe , mbas disa ditëve pas daljes ajo vendosi me një shkrim në InstaStory të reagonte duke shprehur se është ndier e gjykuar.

Keisi shkruan:“Hodhët vrer mbi emrin tim. Shpifët dhe gjykat veprimet e mia. Më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj, e epitet, aq më tepër edhe ‘e lidhur’. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim gjithashtu dhe naivitetin e tepruar. Unë prap do buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fort se kurrë, po s’do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img