Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora përmbylli një javë me përplot angazhime.
Ylli i muzikës që mori pjesë në eventin më të madh të modës në botë ‘Met Gala’ të hënë, më 1 maj po vazhdon promovimin e këngës më të fundit “Praising You”.

Këtë ajo e dëshmoi edhe në postimin e fundit që bëri në llogarinë e saj në Instagram ku ka më shumë se 16 milionë ndjekës.

“Java ime që promovon ‘Praising You’ si kënga e tretë më e kërkuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shumë argëtuese! Shihemi se shpejti”, shkroi Rita në mbishkrimin e postimit.
Artistja tashmë ka njoftuar edhe lansimin e albumit më të ri që mban titullin “You & I”, e që pritet të publikohet më 14 korrik.

Ndërkohë, në paraqitjen e saj në ‘Met Gala’ Rita u shfaq në shoqëri të bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Çifti i famshëm morën vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq me kostumet elegante që përzgjodhën për eventin. /Telegrafi/


