8.9 C
Sterling Heights
18/12/2025, 15:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier së bashku me shefen e USAID-it, Samantha Power, janë pritur sot në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Hovenier në një postim në Twitter ka shkruar se në këtë takim ata diskutuan për integrimin e Kosovës, mbështetjen e SHBA-ve dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Sot së bashku me Samantha Power në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur integrimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier

Ndryshe, Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, pas këtij takimi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të intensifikojnë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve.

Ajo shtoi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i kontribuonte këtij procesi. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img