8.9 C
Sterling Heights
18/12/2025, 16:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hoti i reagon Kurtit: Mashtrimet e opinionit po marrin fund

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHoti i reagon Kurtit: Mashtrimet e opinionit po marrin fund

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili të dielën tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, krahasuar me 10 vjet më parë.

Sipas Hotit, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” dhe jo varfëruar. Ai tha se kështu bëjnë propagandë mashtruesit, duke iu referuar qeveritarëve, transmeton Paparaci.

“Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet”, shkroi ai në Facebook.

“Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”.

Sipas Hotit, mashtrimet e opinionit po marrin fund. “E vërteta mbizotëron gjithmonë”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img