Organizata amerikane “Instituti Republikan Ndërkombëtar” një ditë më parë ka publikuar rezultatet e anketës, në të cilët qytetarët janë pyetur për çështje të ndryshme, si kostoja e jetës, çmimet, papunësia, korrupsioni, etj.
Anketa është bërë nga 20 shkurti deri më 13 mars 2023.
Nga përgjigjet që janë dhënë çështjet ekonomike, si kostoja e jetesës, çmimet e larta dhe kujdesi shëndetësor janë ndër problemet kryesore, ndërkaq pason korrupsioni, varfëria, pasiguria e edukimi, raporton Telegrafi.

Në pyetjen e parë se a po shkon vendi në drejtim të drejtim, 40 për qind e të anketuarve janë shprehur se vendi po shkon në drejtim të drejtë, 55 për qind në drejtim të gabuar dhe 5 për qind kanë thënë se nuk e dinë ose kanë refuzuar të përgjigjen

Të pyetur se sa janë të kënaqur me zhvillimin e demokracisë në vend, 9 për qind janë shprehur shumë të kënaqur, 10 për qind shumë të pakënaqur, 57 për qind deri diku të kënaqur, 23 për qind deri diku të pakënaqur.

Ndërkaq, në pyetje se vendi ynë a qeveriset në interes të shumicës së njerëzve apo në interes të disa grupeve, 36 për qind janë përgjigjur se qeveriset në interes të shumicës, ndërkaq 59 për qind në interesa të disa grupeve.

Të anketuarit janë pyetur edhe për të ardhmen e rinisë në vend. 37 për qind kanë thënë se do të kenë të ardhme të mirë, 59 për qind kanë të thënë se do të kenë të ardhme jo të mirë.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.
Anketa e fundit lidhur me këto çështje nga kjo organizatë ishte bërë nga 3 deri më 18 shtator 2021. /Telegrafi/


