-5.3 C
Sterling Heights
20/12/2025, 4:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Manastiri i Deçanit, QUINT-i: Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen, vonesat pengojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetManastiri i Deçanit, QUINT-i: Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen, vonesat pengojnë...

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë përsëritur thirrjen për Qeverinë e Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.

Në reagimin e QUINT-it me rastin e 7 vjetorit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit thuhet se në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë

“Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë.

Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Për QUINT-in, sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img