-15.9 C
Sterling Heights
23/01/2026, 11:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

‘Ishte viti i shkodranëve…’/ Në lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Cindy rrëfen sesi u njoh me partnerin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbiz‘Ishte viti i shkodranëve…’/ Në lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Cindy...

Moderatorja Cindy Marina ka rrëfyer njohjen e saj me Genar Topallin i cili është dhe djali i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Piter Pan’ ajo tha se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

“Në fakt ky ishte vërtetë viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, tha ajo.

Cilat janë këto vlera?

Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj.

Si jeni njohur?

E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore.

E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet, përkundrazi tha se ai është mbështetja e saj më e madhe.

Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’i bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img