-5.7 C
Sterling Heights
21/12/2025, 8:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Situata në veri, nis për të tretën ditë grumbullimi i protestuesve serbë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSituata në veri, nis për të tretën ditë grumbullimi i protestuesve serbë

Ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve në tri komunat në veri të vendit, atë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Sot është dita e tretë e protestave të dhunshme, pas grumbullimit të serbëve të premten, të hënën dhe sot.

Pranë ndërtesave të Komunave në Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ka prani të pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit.

Ndryshe, të hënën pas protestave të dhunshme u lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa u dëmtuan dhe u dogjën edhe vetura të mediave në Kosovë.

Senatori amerikan, Ritchie Torres theksoi sot se SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën, gjersa Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën e përdorur nga protestuesit të hënën.

Borrell e ka quajtur të papranueshëm dhunën nga KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img