-7.4 C
Sterling Heights
21/12/2025, 10:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti për CNN: Nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te një milici fashiste

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti për CNN: Nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te një milici...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “CNN” ka thënë se ai është duke biseduar me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në e BE-në, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Por, Kurti ka thënë se “nuk do ta dorëzojë republikën demokratike te një milici fashite”, siç i ka quajtur grupet kriminele serbe në veri.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashite”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se ka dëshmi se në mesin e turmës së protestuesve, ka ultranacionalistë të krahut të djathtë, që paguhen e urdhërohen nga Serbia.

“Nuk kemi të bëjmë me protestues paqësor, por me banda kriminele, ekstremistë, ultranacionalistë të krahut të djathtë, që po paguhen e urdhërohen nga Beogradi, e të cilët admirojnë Putinin. Është milici fashite, që sulmoi policët tanë, KFOR-in, e po ashtu gazetarët në terren. Nuk është e mundur të mos kesh kryetarë në komuna. Pushteti në Kosovë nuk fitohet me shok-bomba, krime, dhunë, por fitohet me zgjedhje”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se “ka dhjetëra xhirime e foto, që tregojnë se milicë serbë janë në vijën e parë të frontit të atyre që po protestojnë”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img