-16.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 14:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Siç ju thamë! Martesa e Luizit dhe Kiarës, teatër për zgjedhjet e Lali Euros! Luizi beqar në gjendjen civile

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizSiç ju thamë! Martesa e Luizit dhe Kiarës, teatër për zgjedhjet e...

Lali Euro, këngëtarë, të ftuar, gjithë ajo zhurmë për çfarë? Për pak “show” dhe fushatë duke mashtruar edhe një herë një publik të tërë. Nëse nuk e keni kuptuar akoma po flasim për dasmën “magjike” të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Finalen e “BBV” mund të jetë bërë gjithçka vetëm celebrim i çiftit nga Lali Euro jo.

“Iconstyle” ka zbuluar dokumentin e kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, ku qartësisht në të dhënat e tij gjendja civile rezulton “beqare”.

Edhe më parë u aludua se dyshja nuk rezultojnë të martuar zyrtarisht, çifti “Ejlli” u sigurua ta përgënjeshtronte këtë lajm.

Sikur të mos mjaftonte vetëm disa ditë më parë Luizi dhe Rama, në podkastin e këtij të fundit bënë ironi në lidhje me lajmet që qarkullonin, ku fituesi i “BBV” u shpreh: “Është reale, më vjen keq që nuk ishe i ftuar dhe ti.”

Fjalë boshe! Dokumenti që ne kemi siguruar e vërteton edhe një herë e zeza mbi të bardhë që Luizi dhe Kiara nuk janë të martuar./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img