-5.4 C
Sterling Heights
21/12/2025, 12:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Në Kuvend debatohet për situatën në veri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNë Kuvend debatohet për situatën në veri

Deputetët do të mblidhen të premten në Kuvendin e Kosovës në një seancë të veçantë.

Seanca është thirrur për një pikë të vetme të rendit të ditës, debat për situatën në veri të vendit.

2 qershori shënon ditën e gjashtë prej kur serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Ata po kundërshtojnë kryetarët e rinj të zgjedhur në këto komuna, duke mos lejuar që ata të hyjnë në objektet e komunave.

Protestat përshkallëzuan kur protestuesit e dhunshëm sulmuan ushtarë të KFOR-it duke i plagosur disa, Policinë e Kosovës dhe mediat.

Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të arrijë depërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës, duke bërë që kryetarët të punojnë në objekte të tjera dhe që Policia të largohet. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka insistuar se kryetarët e zgjedhur nuk kanë ku të punojnë pos zyrave zyrtare publike, teksa ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës/dukagjini

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img