-5.4 C
Sterling Heights
21/12/2025, 13:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Në Parlamentin e Britanisë po debatohet për situatën në veri të Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNë Parlamentin e Britanisë po debatohet për situatën në veri të Kosovës

Në Parlamentin e Britanisë së Madhe është duke u debatuar për situatën në veri të Kosovës.

Deputetja britanike dhe kryetarja e Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns, ka ngritur pyetje për çështjen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Dua të vendosi në kontekst se Kosova nuk është Serbi, por më herët këtë vit, Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve demokratike të mbajtura në komunat veriore të Kosovës. Si rezultat, rezultat të cilën e kemi njohur në Perëndim e tash po kërkojmë sërish zgjedhje, dolën vetëm 3 për qind. Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua. Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të punojnë në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura”, tha Kearns.

Ajo ka pyetur pse kishte një reagim aq disproporcional nga aleatët.

“Është e gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën, e nuk pati kritika ndaj milicias së armatosur”, ka thënë Kearns. Ajo ka thënë se po dështohet vendosja e masave ndaj Beogradit, ndërsa ka treguar se si qytetarëat në veri kërcënohen nga grupet kriminale.

E ministri i Jashtëm i Britanisë, Andrew Mitchell, ka thënë se po punohet me partnerë ndërkombëtarë për t’u ulur tensionet.

“Më 18 maj së bashku me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë e BE_në, me kërkuam që për punën e komunave në veri të gjendet një zgjidhje afatgjate. Paralajmëruam kundër përdorimit të forcës apo veprimeve që mund të rrisin tensionet. Më 26 maj shprehëm shqetësimin për vendosjen me forcë të kryetarëve në objektet e komunave, si dhe veprimit të Serbisë për të rritur gatishmërinë e forcave ushtarake rreth kufirit të Kosovës. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të largojë Njësitet speciale nga komunat, e kryetarët të ushtrojnë detyrat nga lokacione alternative. Emisari Sir. Stuart Peach ka vizituar Kosovën më 30 maj, është takuar me krerët e institucioneve atje dhe po ashtu me komandantin e KFOR-it”, tha Mitchell. Ai ka thënë se kryeministri britanik Rishi Sunak është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani më 1 qershor e ka folur për këtë çështje.

Ai ka thënë se Britania mbështet thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të bëra më 1 qershor për zgjedhjet ë reja në veri, të punojet po ashtu për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po ashtu ai ka thënë se mirëpret vizitat e emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak e Escobar do të jenë sonte e nesër në Kosovë. Po ashtu do ta vizitojnë Serbinë.

Në këtë debat kanë folur edhe deputetë tjerë britanikë. Një nga pyetjet e bëra ka qenë se si do të sigurohen ndërkombëtarët që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje nëse organizohen sërish ato.

“Jemi duke punuar ngushtë me partnerët për shtensionim të shpejtë të situatës. Siç ka thënë Sir. Peach, Britania qëndroi me Kosovën në kohët e mira e të këqija, e do të vazhdojë të bëjë këtë. E me zgjedhjet që u mbajtën në veri, mund të themi se janë të ligjshme, por mungon disi legjitimiteti”, tha Mitchell.

Mitchell ka thënë se Britania e mbështet aplikimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img