-10 C
Sterling Heights
23/01/2026, 4:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

INSTAT: Gati 65 % e ndërmarrjeve të përqendruara në Tiranë, Durrës e Vlorë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaINSTAT: Gati 65 % e ndërmarrjeve të përqendruara në Tiranë, Durrës e...

Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera.

INSTAT publikoi së fundmi raportin mbi regjistrat e biznesit për vitin 2022, sipas të cilit ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 26.5% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2022.

Referuar të dhënave, aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 35.8%.

Rreth 85.6% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22% në punësim dhe 25.2% në realizimin e xhiros vjetore.

 

Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1.6% të totalit të ndërmarrje, punësojnë 50.6% të të punësuarve gjithsej, dhe realizojnë 41.3% të totalit vjetor të xhiros.

 

Të dhënat tregojnë se në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 64.8% e ndërmarrjeve.

 

Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 58.828 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.342 ndërmarrje. Mbizotërimi i grupit të prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet.

 

Po ashtu, në qarqet Tiranë dhe Durrës janë përqendruar 57.8% e grupit të prodhuesve të shërbimeve.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img