-5.6 C
Sterling Heights
21/12/2025, 23:18
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Për lëkurë më të bukur: Acidi glikolik fshin rrudhat, plagët dhe pikat e zeza

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPër lëkurë më të bukur: Acidi glikolik fshin rrudhat, plagët dhe pikat...

Ndihmon në luftën kundër lëkurës së thatë, ekzemës dhe psoriazës, si dhe kundër lythave, lëkurës së ashpër dhe skuqjes së fytyrës (e ashtuquajtura rosacea)

Lufton në mënyrë efektive ndryshimet e lëkurës të shkaktuara nga plakja…

Në kozmetikë, acidi glikolik përdoret më shpesh në formën e pilingut dhe kështu korrigjon problemet e lëkurës, duke stimuluar rinovimin e qelizave në pjesët sipërfaqësore të lëkurës.

Përveç pilingut efektiv, i cili largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, përmirëson cilësinë dhe tonin e lëkurës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ka një efekt pozitiv në plagët, aknet, pikat e zeza, poret e zmadhuara, hiperpigmentimin, rrudhat…

Në revistën amerikane të Dermatologjisë Kozmetike, acidi glikolik përshkruhet si një acid alfa hidroksil natyral që ka veti terapeutike, gjë që e bën atë ideal për trajtimin e nevojave të ndryshme të lëkurës.

Ndihmon në luftën kundër lëkurës së thatë, ekzemës dhe psoriazës, si dhe kundër lythave, lëkurës së ashpër dhe skuqjes së fytyrës (e ashtuquajtura rosacea).

Lufton në mënyrë efektive ndryshimet e lëkurës të shkaktuara nga plakja, si dhe dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga ekspozimi në diell. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img