Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media ka treguar se çfarë është gjetur në vendin ku u kidnapuan gjatë të mërkurës, tre zyrtarët policorë nga forcat serbe.
Kurti tha se kidnapimi ka ndodhur thellë në territorin e Kosovës, derisa ka prezantuar disa fotografi të vendit ku ka ndodhur.
Kryeministri ka shtuar se vendi ku ka ndodhur kidnapimi ka është 1 kilometër larg kufirit në njërën anë, pjesa veri-perëndimorë, 670 metra larg pjesa veriore dhe në pjesën jug-perëndimore 300 metra.
“Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi por për kidnapim në Kosovë, dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kalimi të Policisë së Kosovës në territorin e Serbisë qysh pretendohet”, tha Kurti
Kryeministri theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë KFOR-i dhe Policia e Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i dhe PK dhe aty janë gjetur edhe gjurmë të çizmeve të huaja në drejtim të Serbisë, pranga lidhëse plastike. Ajo çfarë mua vazhdon të më habis është që KFOR-i deri më tani nuk del zyrtarisht me shpjegim se ku është ky vend, e ky vend është në Kosovë. Edhe automjeti edhe ushqimi që kanë ngrënë policët gjithçka është thellë në territorin e Kosovës”, tha Kurti
Kurti shtoi se në territorin e Kosovë kanë hyrë dy formacione të armatosura të Serbisë.



