-14.4 C
Sterling Heights
24/01/2026, 18:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

S’ka të fshehta sot! Zbulohen detajet e para të dasmës së Arbanës dhe Eduartit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizS’ka të fshehta sot! Zbulohen detajet e para të dasmës së Arbanës...

E shtuna e 17 qershorit i përkiste Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Toskana të Italisë.

Që prej fillimit u tha se ceremonia do të ishte shumë private ku të ftuarve iu ndalua edhe publikimi i fotove nga aty në rrjetet sociale.

Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Arbana veshi fustane nga dora e stilistit të famshëm iranian që ka veshur shumë personazhe të famshëm, Zuhair Murad. Eduardi dukej tejet elegant në petkun e dy kostumeve, të bardhin në kishë, të ziun në festën e mbrëmjes,-ka zbuluar Revista Who.

Mbrëmja ishte madhështore, çifti e hapi dasmën nën tingujt e këngës së tyre të preferuar: “Kur jemi bashkë ne të dy”. Festën e ndezën tingujt e muzikës së këngëtarëve shqiptarë, Anxhela Peristerit, Klajdi Harunit dhe Brunos e Ylli Limanit. Dhe siç kishte premtuar këndoi dhe vetë dhëndri./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img