5.6 C
Sterling Heights
23/12/2025, 14:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit “Barbie”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit “Barbie”

Dua Lipadukej e jashtëzakonshme e veshur me një fustan transparent në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles të dielën.

Këngëtarja e hitit “Don’t Start Now”, 27 vjeçe, e cila së fundmi shijoi pushimet me të dashurin e saj në Greqi, luan rolin e Sirenës Barbie në këtë film.

Bukuroshja iu bashkua anëtarëve të tjerë të kastit në Shrine Auditorium, e veshur me një fustan të rikrijuar nga kukulla Mattel e vitit 1960.

Kënga “Dance The Night” e cila është zyrtarisht kolona zanore e këtij filmi, u publikua më 25 maj.

Artistë të tjerë të muzikës që do të shfaqen gjithashtu në albumin e këngëve të filmit përfshijnë emrat si: Ava Max, Ice Spice, Lizzo, Nicki Minaj, Billie Eilish. Ryan Gosling, i cili luan Kenin në film, do të shfaqet gjithashtu në kolonën zanore me një këngë të quajtur, “I’m Just Ken”.

Margot, e cila ka marrë rolin kryesor të Barbiet, kohët e fundit është mbajtur e zënë në një turne shtypi global me anëtarë të tjerë të kastit dhe ka bërë ndalesa në vende të tilla si: Australia, Koreja e Jugut dhe Meksika.

Në filmin Barbie nuk luajnë vetëm Margot, Ryan dhe Dua, por edhe: America Ferrera, Will Ferrell, Issa Rae, Hari Nef dhe Simu Liu.

Premisa e filmit, i cili ka një buxhet prej 100 milionë dollarësh, tregojnë historinë e Barbiet dhe Kenit teksa udhëtojnë në botën reale për të gjetur kuptimin e vërtetë të lumturisë.

Xhirimet filluan vitin e kaluar në Warner Bros Studios në Angli, ndërsa disa xhirime të jashtme u filmuan veçanërisht jashtë në Los Angeles. /Telegrafi/

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img