Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësues të bizneseve.
Mirëpo në një reagim në Twitter për këtë ngjarje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ngritja e tensioneve ndikon keq në klimën e investimeve në Kosovë.
Ai ka thënë se tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria po ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë
“Isha pjesëmarrës në një takim të rëndësishëm që kishte kryeministri Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit privat”.
“Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.
Kurti nga ana tjetër thotë se në takim u diskutua për mundësitë dhe sfidat, në sektorin privat, me theks te financimi i zgjerimit të biznesit dhe fuqia punëtore, si dhe për mënyrat se si të tërhiqen edhe më shumë investime të huaja direkte në vendin tonë./Telegrafi/


