-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kumbaro pret Rothe: Shqipëria, “Vendi i Nderit” në ITB Berlin 2024-2025

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaKumbaro pret Rothe: Shqipëria, “Vendi i Nderit” në ITB Berlin 2024-2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim pune, CEO-n e panairit më të madh në botë të turizmit – ITB Berlin – Deborah Rothe, për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Kumbaro u shpreh se, në takimin me Rothe u diskutua marrëveshja për ta bërë Shqipërinë “Vendi i Nderit” në ITB Berlin 2024-2025.

Kjo, nënvizoi Kumbaro, “përkthehet në një kantier të madh pune për të qenë epiqendra e pikëtakimit më të rëndësishëm global të turoperatorëve dhe industrisë së turizmit”.

“Përfaqësimi i këtij viti në ITB Berlin me axhendën e nivelit të lartë dhe imazhin e ri të Shqipërisë turistike, ishte reklama më e mirë në tregun gjerman e atë global, që duam ta shtyjmë përpara për t’i dhënë turizmit më shumë zhvillim e më shumë sezone të suksesshme”, theksoi Kumbaro.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img