2.3 C
Sterling Heights
24/12/2025, 16:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mbyllet pjesa e parë: Ballkani i pandalshëm ndaj Larne

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMbyllet pjesa e parë: Ballkani i pandalshëm ndaj Larne

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me spektakël ndaj Larnes në takimin e parë kualifikues për në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës i shënoi kundërshtarit dy gola për shtatë minuta, duke i dominuar qysh nga minuta e parë.

Fillimisht u njoftua se kapiteni Edvin Kuç nuk mund të paraqitet në këtë ndeshje për shkaqe shëndetësore, duke u zëvendësuar nga Almir Kryeziu – që doli të ishte një fat për ta.

Albion Rrahmani shënoi nga penalltia në minutën e 26-të për 1-0, duke u sjell më shumë komoditet bashkëlojtarëve të tij.

Por, për t’i bërë gjërat edhe më mirë, Almir Kryeziu (33’), shënoi për 2-0, për t’i elektrizuar tifozët e skuadrës nga Suhareka.

Ballkani shkoi në pushimin mes pjesëve me dy gola epërsi, ndërsa në 45 minutat e dytë do të synojë të shënojë edhe më shumë gola, për të qenë më të sigurt për takimin e dytë që e zhvillon pas një jave. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img