1 C
Sterling Heights
24/12/2025, 22:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani: Liria e mediave nuk është privilegj, por e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani: Liria e mediave nuk është privilegj, por e drejtë themelore që...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për rastin e Klan Kosovës, pasi sot MINT refuzoi ankesën e televizionit dërguar në ARBK për çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit Klan Kosova sh.p.k.

Në këtë reagim, ajo thotë se “liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike”

E para e shtetit thotë se “është detyrë e secilit në shoqërinë tonë që ta vlerësojmë lirinë e mediave, ta mbrojmë atë dhe të krijojmë kushte për të, në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë”.

Presidentja thotë se “respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve janë thelbësore për ruajtjen e rendit, drejtësisë dhe kohezionit social”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img