Zeqiri tha për Telegrafin se në vazhdimësi i kanë adresuar kërkesay e tyre por ende nuk ka ndonjë rezultat.
Sipas tij, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, për shkak të kushteve jo të mira të punës, rreth 40 pjesëtarë të policisë e kanë braktisur këtë institucioen.

“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kemi rreth 40 dorëheqje vullnetare për shkak të kushteve jo të dinjitetshme”, ka thënë Zeqiri.
“Nuk e di pse dhe me çfarë arsye shtesat e rrezikshmërisë nuk po ekzekutohen që është njëra nga pakënaqësitë, në kuadër të kërkesave dhe kushteve të vazhdueshme. Definitivisht për këtë shtesën për rrezikshmëri kam thënë që nuk është dashur as të diskutohet”.
“Mos realizimi i saj ka krijuar një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe te policia, duke llogaritur se gjithmonë zyrtari policor, ka rrezik permanent gjatë kryerjes së detyrës zyrtare… Kemi raste të mjaftueshme për ta arsyetuar se zyrtari policor ka rrezik gjatë kryerjes së punës zyrtare. Në fillim na patën thënë se do të paguhen, por kaloi muaji shkurt, marsi.. Pastaj dolën me disa deklarata që është formuar një komision në atë drejtim… Të punojë komisioni për gjashtë muaj e të mos vendos për shtesën për rrezikshmëri për Policinë e Kosovës si dhe disa shtesa të tjera për stafin civil në kuadër të policisë, vërtetë është e pakuptimtë”, ka thënë ai.
Zeqiri tregoi dhe kërkesat tjera që i kanë si Sindikatë, që kanë të bëjnë me sigurimin shëndetësor dhe jetësor.
“E patëm këtë javë përvjetorin e policëve të vrarë në detyrë. Qeveritarët u krenuan me punën e tyre, e nga ana tjetër është bërë kaq pak për ta”, u shpreh ai.
kryesindikalisti i Policisë theksoi se sa i përket Ligjit të Pagave kanë bërë kërkesë te Avokati i Popullit që evitohen defektet.
“Njëra nga këto defekte ka qenë dhe shtesa për rrezikshmëri. Mandej janë orët shtesë pas orarit të punës, që deri në miratimin e Ligjit të pajave i kanë paguar. Me Ligjin e pagave është bërë padrejtësi e madhe edhe tek zbritja e përvojës së punës…”, ka thënë Zeqiri.


