Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës besojnë se në vjeshtë do të ketë situatë të re politike. Sipas deputetëve të këtyre partive një koordinim i opozitës është i nevojshëm në mënyrë që të rrëzohet Qeveria Kurti.
“Duhet me fuqizu mocionin në mënyrë që mocioni me arrit qëllimin për të cilin është bërë. Vjeshta do të jetë rrethanë e re në mënyrë që opozita të koordinohet dhe të shohë se në çfarë mënyrë do ta parashtrohet mocioni, i cili e bën të mundur shkuarjen në zgjedhje të parakohshme”, tha ajo.

Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se qëllimi i opozitës është që sa më shpejtë ta rrëzojë Qeverinë.
“Opozita e ka një qëllim që sa më shpejt ta dërgojë këtë qeveri në shtëpi, sepse po i bën dëm Kosovës. Duhet të ketë një koordinim sepse për mocion na duhen 61 vota për më rrëzu këtë qeveri”, tha ajo për Telegrafin.
Kadrijaj u shpreh më tej se deputetët e opozitës duhet të japin nënshkrimet për mocionin e mosbesimit.
Sipas deputetes Kadrijaj, Qeveria Kurti po shkakton vetëm dëme vendit, prandaj zgjidhja e duhur është rrëzimi dhe shkuarje në zgjedhje të reja parlamentare.
“Të gjitha partitë opozitare i kanë dhënë qëndrimet lidhur me situatën, duke ditur se në çfarë gjendje po shkon vendi, duke i ditur të gjitha dështimet që i ka pasur kjo qeveri, afera “zdravo”, afera me vajin dhe izolimi i Kosovës. Shkëputja e bashkëpunimit me aleatë qoftë me Bashkimin Evropian, qoftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, situata në veri, mos-koordimi me faktorin ndërkombëtar dhe as me partitë politike”, pohoi ajo.




