-0.4 C
Sterling Heights
25/12/2025, 6:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Bislimi: Kosova bëri hapin e saj për de-eskalimin e situatës në veri – njëjtë ta bëjë edhe Serbia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBislimi: Kosova bëri hapin e saj për de-eskalimin e situatës në veri...

Zëvendëskryeminsitri Besnik Bislim, njëherësh kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapin e radhës në zbatimin e marrëveshjes së 10 korrikut nga Bratislava

Në një shkrim në Twitter, Bislimi ka thënë se kjo është bërë me uljen e mëtejshme të prezencës së Policisë në ndërtesat e komunave në veri, pas përfundimeve të vlerësimit të përbashkët të sigurisë.

“Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, tha ai.

Tutje theksoi se pas Marrëveshjes së Bratislavës, është duke ndodhur një proces drejt de-përshkallëzimit.

“Tash e disa javë, situata është e qetë, konfirmuan dje bashkërisht Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-I”, u shpreh kryenegociator

Ato u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj shqiptarë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës njoftoi se në procesin e votimit morën pjesë vetëm rreth 3 për qind të personave me të drejtë vote.

Qeveria e Kosovës njoftoi më 11 korrik se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën./Telegrafi

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img