Ish-presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se ndonëse aktualisht nuk i mungon politika, megjithatë ai thotë se ndjen se ka energjinë fizike e krijuese, përvojën dhe freskinë mendore të bëjë gjëra të mira, të dobishme dhe kreative për shoqërinë dhe vendin.
Kështu është shprehur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën “Nacionale”, e realizuar brenda dhomave të paraburgimit në Hagë.
Ish-presidenti Thaçi ka theksuar se ndonëse aktualisht nuk i mungon politika, megjithatë ai thotë se ndjen se ka energjinë fizike e krijuese, përvojën dhe freskinë mendore të bëjë gjëra të mira, të dobishme dhe kreative për shoqërinë dhe vendin.
Më 5 nëntor 2020, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, pasi gjykatës i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara e njoftoi se e ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij
Po atë ditë, ai u nis drejt Hagës, ku ende po qëndron në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara që njihen edhe si Gjykata Speciale.


