0.1 C
Sterling Heights
27/12/2025, 4:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

NATO: Situata e sigurisë në Kosovë ende shumë e paqëndrueshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNATO: Situata e sigurisë në Kosovë ende shumë e paqëndrueshme

Komandanti i trupave të udhëhequra nga NATO-ja, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se ndonëse situata e sigurisë në Kosovë është e qetë që nga tensionet e ngritura në maj, ajo mbetet shumë e paqëndrueshme.

Gjeneralmajori italian ka thënë se për shkak të mosmarrëveshjeve politike, tensioni midis palëve ka mbetur i lartë.

“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – tensionin për shkak të morisë së çështjeve të pazgjidhura. Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thosha se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi midis palëve. Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”, ka thënë ai para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, raportoi Reuters.

Sipas NATO-s, më shumë se 90 ushtarë paqeruajtës janë lënduar në përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img